Driton Bublaku, fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto International”
07 nëntor 2022
| 19:44
Fotografi, Driton Bublaku është zgjedhur fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto International Photography Competition”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë fotografi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Driton Bublaku është i diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Bublaku është njëri nga fotografët më të shquar në vend. Ai aktualisht është fotograf në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.