Driton Kuka: Çdo shqiptar që flet shqip duhet të jetë krenar me Ramushin!
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Driton Kuka, ka thënë se çdo shqiptar që flet dhe mendon shqip duhet të jetë krenar me liderin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Sporti dhe politika… Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë! Çdo shqiptar që flet shqip dhe mendon shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin! Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për kombin. Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë. Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim! Së pari në tatami e pse jo për krejt sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem. Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve kosovar!”, ka shkruar Kuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/