Driton Kuka flet pas shtyrjes së Lojërave Olimpike
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë vendosi të shtyjë Lojërat Olimpike “Tokio 2020” deri në verën e vitit 2021, shkaku i pandemisë së koronavirusit Covid 19.
“Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e mandej drejt Olimpiadës në Tokio i cili ekip numëron 5 Norma Olimpike, që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re”, ka shkruar Driton Kukan në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Lojërat Olimpike shtyhen për një vit!
Lajm i pritur por kam besuar që shtyrje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë!
Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e mandej drejt Olimpiadës në Tokio i cili ekip numëron 5 Norma Olimpike, që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re!
Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën!
Ne jemi izoluar dhe jemi në ditën e 10 të izolimit,dhe po ndjehemi mirë!
Tashmë po planifikoj ndryshime serioze për ma tutje!
Dhashë Zoti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mposhtim armikun e padukshëm së pari e sfidat do i pranojmë për të ecur tutje!
Foto pas fitores së medaljes së artë në Lojëra Olimpike me miqtë Slloven!
Dy shtetet tona mike fituan Medalje të arta Olimpike në Rio 2016
/Epoka e re/