Driton Kuka lë të hapur mundësinë e kandidimit për president të KOK-ut

07 nëntor 2024 | 16:02

Nuk përjashtohet mundësia që trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka të jetë kandidat për president të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Kuka të enjten nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka lënë të nënkuptohet se do të kandidojë për të parin e KOK-ut, pasi sipas tij, bordi aktual po punon kundër tyre. Në postimin e gjatë, Kuka ka përmendur edhe medaljet Olimpikë të fituara në Paris si dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për një ditë të mirë… Olimpiada – Paris 2024 solli dy medalje taze për shtetin tonë Kosovën e popullin shqiptar në total pesë! Xhudo kështu punon e funksionon me përkushtim! Distria vetëm dy copa. Në USA zgjedhjet morën fund! Fitoj Trampi e unë pata dëshirë Harris, më gënjye s’ka. Zgjedhjet në KOK po afrohen. Kandidati për kryetar të kandidoj me ekip e jo ndryshe! Bordi i tanishëm ka shumë njerëz me interesa të ngushta, besa edhe përtej pak! S’ka vend për njerëz që anojnë kundër nesh aty”, ka shkruar Kuka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh…