Driton Kuka, trajneri i vitit për herë të 5-të
22 shkurt 2021
| 17:40
Për herë të pestë me radhë dhe me shumë të drejtë çmimi “Trajneri i Vitit” shkon për mjeshtrin ndërkombëtar të xhudos, Driton Kuka.
Përkundër problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid 19, Kuka me xhudistet e tij arriti t’i sjellë vendit tonë dy medaljet e vetme për seniorë nga Kampionati Evropian i Pragës.
Medaljet nuk munguan as nga Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit, si dhe kampionatin evropian U-21 dhe U-23.
Falë tij pesë xhudistë do ta përfaqësojnë me normë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.