Driton Kuka, trajneri më i mirë në Evropianin për vajza
30 prill 2022
| 23:06
Trajneri i xhudos Driton Kuka është shpallur si më i miri trajner në Evropian për vajza për vitin 2021.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuka, i cili thaa se pos medaljeve të garuesve kosovare gjatë Evropian, u shapllën edhe më të mirët e Evropes.
Në Ceremoni prezent edhe Ministri Çeku,Ambasadori Pllana,Kryetari i FXHK Agroni si dhe Kampionja jonë Majlinda!
“Si trajner është arrtija e vetme që s’e kam pasur në vitrinën e trajnerit”, është shprehur Kuka.
Ai, bëri të ditur se në këtë ceremoni ishin prezent ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori Lulëzim Pllana, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka si dhe xhudistja kampione, Majlinda Kelmendi.