Driton Lajçi: Do të inicoj draft ligje për të zhvilluar bukuritë e Rugovës dhe Kosovës

31 janar 2025 | 17:50

Driton Lajçi i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 97 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë së do të inicoj ligje që mbeshtesinë investimet në projektet turistike në Bjeshkët e Rugovës dhe Kosovës.

Teksa ka shpërdarë një video të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, ka shkruar se do të mbështesin qëndrat turistike dhe projektet investive.

“Kandidati për Kryeministër z.Bedri Hamza, serish për bukuritë e Rugovës dhe Kosovës. Në mbeshtetje të agroturizmit, turizëm malor, veror, kulturor dhe historik. Qendra turistike, sportive, Borea dhe Brezovica. Grante dhe subvencione për investitoret privat për ndërtime resortesh dhe bujtinash tradicionale”, u shpreh Lajçi.

Ai tutje ka thënë se do të inicoj draft ligje për të zbatuar projekte në të mirë të turizmit dhe Kosovës. “Do inicoj draft ligje për të zbatuar këto projekte, për ta bërë Kosovën ma mirë.

Voto PDK 131 Driton Lajçi 97″.

#PDK131

#bedrihamzakryeminister

#dritonlajci97

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emocioneve të Kupës, adrenalina në basketboll vazhdon me super-ndeshjet…