Driton Lajçi: Garantoj drejtësi të bazuar në ligj (Video)
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i cili garon më numër 97 në listën zgjedhore për deputete në Kuvendin e Kosovës, më anë të një video mesazhi ka përmbledhur përvojën e tij institucionale që nga paslufta në Kosovë, si ministër i parë i Rinisë në Kosovën e çliruar e deri tek kandidimi i tij për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajçi ka thënë se përvojën e tij akademike dhe institucionale do ta sinkronizojë në punë në të mirë të Kosovës, sundimit të rendit dhe të ligjit.
Ai përmendi po ashtu dhe programin e PDK-së për një jetë më të dinjitetshme dhe mirëqenie ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët e Kosovës
“Të dashur miq, unë kam qenë Ministër i Rinisë menjëherë pas përfundimit të luftë në Kosovë, deputet dhe drejtues kabineti te Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Kuvendit zotërit Kadri Veseli, si dhe kam udhëhequr zyrën për Mbrojtje Juridike të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale”.
“Këtë përvojë time në institucionet e Kosovës, unë sot do ta orientoj në reformën e sektorit të drejtësisë përmes ndryshimeve ligjore, do e mbështesim administratën, do të ofrojmë kushte më të mira pune, do të ngrisim kapacitete e stafit, do të ofrojmë standard më të mirë jetese të dinjiteteshme për të gjithë punonjësit”.
“Programi i kandidatit për kryeministër zotërit Bedri Hamza bazohet në drejtësi dhe në ligj. Voto PDK 131 dhe mua Driton Lajçi 97”, u shpreh Lajçi.
VIDEO https://www.facebook.com/share/v/15mFtCzot2/?mibextid=wwXIfr