“Kurti i prishi raportet me aleatët”, Driton Lajçi: Lidershipi aktual i pafuqishëm për të hequr sanksionet nga BE ndaj Kosovës

21 janar 2025 | 22:51

Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 97-tës, Driton Lajçi, ka thënë se lidershipi aktual vështirë se mund të mundësojë që të largohen sanksionet nga Bashkimi Evropian të vendosura ndaj Kosovës.

Ai tha se duhet konsensus për largimin e tyre, duke e parë këtë gjë si shumë të vështirë.

Gjatë në interviste në “Pressing” të T7, Lajçi ka thënë se ka shumë rëndësi kush është kryeministër, madje edhe familja e tij.

“Faktet janë të forta sanksionet dhe administrata Trump. Lehtë është me i vendos sanksionet, por vështirë me i hek. Aty ka politikë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, edhe nëse i plotëson kushtet vendimet merren me konsensus”.

“Unë mendoj që lidershipi aktual nuk kanë me pasur mundësi për me i hek sanksionet, nuk munden – për shkak të raporteve, ka shumë rëndësi jo vetëm kush është kryeministër, por edhe familja e kryeministrit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush…