Driton Lajçi: PDK-ja projekt kryesor e ka zhvillimin ekonomik (Video)

02 shkurt 2025 | 13:09

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i cili garon më numër 97 në listën zgjedhore për deputete në Kuvendin e Kosovës, ka thënë së PDK-ja prioritet e ka zhvillimin ekonomik.

“Programi i Partisë Demokratike e Kosovës ka në thelb zhvillimin ekonomik, e ka prioritet të prioriteteve. Programi i Partisë Demokratike e Kosovës, në të kaluarën e saj kryesisht është marrë me projektet kapitale, me projektet të mëdha, jo gjithmonë të karakterit ekonomik”, ka deklaruar Lajci në emisionin Debati në “Tëvë1” te Kushtrim Kadriu.

Ai tutje ka thënë se PDK-ja është kontribuuese e të gjitha proceseve ekonomike dhe politike në vend. “Në radhë të parë, kontribuuese thelbësor në lirinë e Kosovës, pastaj themelim të institucioneve demokratike të Kosovës, zgjedhjet e para demokratike të Kosovës, kontribuues thelbësore në shpalljen e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe tash është projekti kryesor është zhvillimi ekonomik”, shoti Lajçi.

fa3b25c2-f3c4-46f3-882e-2735b78c949c

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci,…