Driton Lajçi: Të dielën më 9 shkurt do të fillojë një faqe e re e historisë së Kosovës

06 shkurt 2025 | 18:24

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i cili garon më numër 97 në listën zgjedhore për deputete në Kuvendin e Kosovës , ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që ta plasojë , që ta shpërndajë dhe ta bind elektoratin, votuesin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe më gjërë se është koha që në kreun e qeverisë së Kosovës të vijë një ekip ekspertë ve, politikanëve, deputetëve të cilët do ta ndryshojnë gjendjen aktuale në Kosovë, në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në theks të veçantë zhvillimin ekonomik.
Ai është pyetur se pse bash numrin 97-të ka zgjedhur që të kandidoj më të , në përgjigjën e tij Lajçi ka thënë se “numri 97-të është numri i revolucionit studentor, domthënë ngjarja e vitit 1 tetor 1997, kur studentët, rinia e Kosovës u ngritë kundër pushtuesit serb për ta ndryshuar gjendjen nga okupimi në liri. “Domethënë është simbolika, porosia e vendosmërisë , energjisë dhe vullnetit për ta ndryshuar gjendjen thelbësisht. Kosova duhet dhe mundet më mirë, në të gjitha sferat e shoqërisë , sidomos në ekonominë”, ka thënë Lajçi në një intervistë për Klanin e Maqedonisë.
Në mesazhin e tij dërguar qytetarëve të Kosovës , Lajçi ka thënë se “Popullit të Kosovës në radhë të parë votueseve të PDK-së , i ftoj, apeloj që të votojnë kandidatët më të mirë të cilët janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Natyrisht, që të më votojnë mua Driton Lajçi me numër 97 sepse Ne vërtete duam ta bëjmë ndryshimin e madh të Kosovës dhe Kosova do të fiton, jo vetëm Partia Demokratike, por Kosova do të fiton me 9 shkurt 2025, ku do të jetë një faqe e re e historisë së popullit të Kosovës”, ka deklaruar ai.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi anglez Fulham e ka rikthyer mesfushorin brazilianin Willian. Pasi…