Driton Lajçi: Të diplomuarve do t’u ofrojmë perspektive dhe jetë më të mirë

06 shkurt 2025 | 22:37

Driton Lajçi kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka shpalosur më anë të një vidoemesazhi vizionin e tij dhe të PDK-së për të diplomuarit në Kosovë.

Ai ka thënë se të diplomuarit do të kenë një jetë më të dinjiteshme, përderisa ka shpalosur po ashtu karrierën e tij akademike në SHBA dhe Zvicër.

“Unë kam magjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe kam doktoruar në Zvicër. Kam ligjëruar në disa universitete, në Universitetin e Merilanit në kampin ushtarak “Bondsteel”, ka qenë përvojë e jashtëzakonshme”.

1179,668,0,0.45,-1

“Këto njohuri të fituara unë sot i ofroj në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim të parapa në programin e kandidatit për kryeministër zotërit Bedri Hamza. Sikurse këto njohuri dhe këtë përvojë do e ndërlidhim ndërmjet arsimit  dhe tregut të punës, prandaj në programin tonë të diplomuarit do të kenë përspektivë, do të punësohen do të kenë të ardhura të dinjitetshme  dhe do të bëjnë jetë më të mirë. Voto PDK131 dhe mua Driton Lajçi 97”, u shpreh kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Driton Lajçi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shembull relacioni mes nënës dhe fëmijës, Faton Peci i…