Driton Lajçi: Vazhdojmë më kauzë të qartë për ta bërë Kosovën më mirë

11 shkurt 2025 | 13:38

Ish lideri i lëvizjës studentore të 1 Terorit 199-të, Driton Lajçi, ka thënë se pjesa e parë e misionit u përfundua dhe se arritën që partinë në pushtet ta zbresinë më këmbë në tokë.

Ai ka deklaruar se PDK-ja po ecën sigurt me lidership vizionar dhe me kauzë të qartë për ta bërë Kosovën ma mirë.

Lajçi ka falënderuar të gjithë për mbështetjën e tij dhe të PDK-së.

Teksa ka postuar në një fotografi në profilin e vet në “Facebook”, Lajçi ka shkruar se tash është koha për një lojë shah.

“Vazhdojmë. Pjesa e parë e misionit u plotësua. Partinë në pushtet e zbritëm më këmb në tokë dhe s’ka më absolutizëm. Ndërsa, PDK-ja po ecën sigurt me lidership vizionar dhe me kauzë të qartë për ta bërë Kosovën ma mirë. Ju falemnderit që e mbeshtetët PDK-në dhe mua. Tash një loj shahu me axhën Bajram Kurtaj”, ka shkruar Lajçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se…