Driton Selmanaj në ulësen e tij, pavarësisht protestës së LV-së

18 dhjetor 2020 | 14:50

Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ai ta lëshojë sallën.

Pavarësisht thirrjeve me tone të larta ku atij i kërkohet largimi, Selmanaj është duke qëndruar në ulësen e tij në sallë.

Ai shihet se është duke biseduar me deputetë tjerë të LDK-së.

Në anën tjetër, Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u konsultuar me deputetët e subjektit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kursimeve Pensionale ka dalë me datë të saktë…