Driton Selmanaj: Qenkan prek pak  ‘gjenerata e re reformatore’ e LDK-së

21 mars 2021 | 16:08

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Anton Qunit dhe Imri Ahmetit, të cilët i kanë dalë në krahë liderit të ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në lidhje me kryesinë e re.

Selmanaj, ka thënë se është e ligë dhe tejet e ulët që këtë persona të na ripaketohen si reformator.

“Qenkan prek pak  ‘gjenerata e re reformatore’ e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50 për qind të elektoratit të LDK-së.  Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo ‘dream team’! Kjo kohë ka kaluar!… #LDK✌”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: Lumiri ishte i fundit nga liderët që takoi Osmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e hënë) do ta mbajë seancën…