Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE-në

12 shkurt 2018 | 11:03

Shqipëria ka nënshkruar me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos.

“Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Shqipëria do të përfitojë nga projektet e BE-së gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar ministri Fatmir Xhafaj.

Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt.

“Shqipëria ka bërë progres dhe unë uroj që së shpejti të jetë pjesë e BE-së. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, historikisht dhe gjeografikisht”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Mehmet Kraja vlerëson se 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës…