Droga e kapur në Lipjan, Berisha: Nëse Izet Sheqiri del fajtor, aq vite burg do të mbaj edhe unë
Besnik Berisha, avokati i Izet Sheqirit, njërit nga të arrestuarit në rastin e djeshëm ku u kapën 400 kilogramë drogë në Lipjan ka deklaruar se kilenti i tij është i pafajshëm.
Berisha në Pressing të T7 ka deklaruar se nëse Sheqiri shpallet fajtor lidhur me këtë rast, sa vjet i merr ai denim do t’i marrë edhe avokati.
“E kam të domosdoshme me e potencu një fakt, detyra ime nuk është për të kriju prova, nuk është për të kriju realitet, detyra imë është për ta përfaqësu në mënyrën më të zellshme të mundshme bindjen time, provat që i kam përceptu vet dhe atë që unë e ndjej dhe e parandjej nga biseda me klientin tim”, tha Berisha.
Berisha tha se këtë deklaratë e kishte dhënë edhe para hetuesve dhe po e thotë sërish publikisht.
“Deri sot kjo intiutia ime nuk ja ka huq asnjëherë, nuk besoj që ka me ma huq te Izet Sheqiri sepse Izet Sheqirin e njoh para ditës së djeshme dhe unë u kam thënë edhe hetuesve dhe po ta them edhe ty publikisht, po qe se del ky i përfshirë, pra ky me dijenin e tij direkte ose indirekte, sa vjet i merr ky i marrë edhe unë”, ka thënë Berisha. Express.