Drogba emërohet ambasador i sigurisë rrugore në Afrikë
29 tetor 2019
| 20:48
Ish-ylli i futbollit afrikan, Didier Drogba, u emërua ambasador i një fushate të Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) për ta promovuar sigurinë rrugore në Afrikë, u njoftua nga organizatorët.
E pagëzuar me emrin “Hapat e sigurt, siguria rrugore në Afrikë”, fushata, e cila do të zgjasë dy vjet, do të shpërndajë në tërë Afrikën video, shenja rrugore, faqe interneti etj.
Jean Todt, president i FIA-s dhe i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Sigurinë Rrugore, vlerësoi personalitetin e shquar të Didier Drogbas, famën dhe popullaritetin e tij në të gjithë Afrikën, që përbëjnë një aset të madh për ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës dhe zvogëlimin e numrit të vdekjeve.