Drogba: Neymari mund ta fitojë “Topin e Artë”
21 mars 2018
| 14:33
Didier Drogba beson se Neymari mund ta fitojë “Topin e Artë” te skuadra e Paris Saint-Germain.
I pyetur nga “Le Parisien” nëse Neymar mund të lulëzojë në Ligë 1, ish-sulmuesi i Marseille dhe Chelseat, ka deklaruar: “Mendoj se po. Ai është mik i mirë. Prezenca e tij i sjell shumë PSG-së. Ai i ka cilësitë për ta fituar ‘Topin e Artë’ në Paris, përkushtimi s’i mungon”.