Drogë nga Maqedonia drejt Kosovës, sekuestrohen 108 kilogramë hashash

05 tetor 2018 | 12:31

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar një sasi prej 108 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa pasi një operacioni në Dimcë të

Hanit të Elezit, por nuk ka mundur të arrestojë poseduesit e drogë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se droga kishte hyrë në Kosovë nga territori i Maqedonisë me një makinë.

“Më të vërejtur policia makinën, ajo është kthyer prapa, mirëpo në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë çanta, ku brenda tyre kishte 95 paketime me substanca narkotike”, është njoftuar nga policia.

Policia më pas ka bërë peshimin e drogës, e cila rezulton të jetë 108 kilogramë e 13.3 gramë mariuhanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denis Mukwege dhe Nadia Murad janë fituesit e çmimit Nobel…