Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, sekuestrohen 126 kg kanabis
12 shkurt 2023
| 13:33
126 kilogramë dhe 380 gram kanabis janë sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.
Sipas raportimeve nga mediet greke mësohet se droga ishte nisur nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.
Raportohet se droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.
Sipas autoriteteve çmimi i drogës se sekuestruar arrin një vlerë rreth 316 mijë euro.
Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, pasi dyshohet se janë dy shqiptarë që e kanë transportuar lëndën narkotike.