Drogohet e më pas abuzohet seksualisht një e mitur në Drenas

14 nëntor 2024 | 08:36

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të rëndë që ka ndodhur të hënën në Drenas.

Sipas policisë, atje dyshohet se një person e ka droguar një të mitur e më pas e ka abuzuar seksualisht.

Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht.  Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar një raport për vrasjen që…