DROMCAT E NJË DRAME JETËSORE
(Përkitazi me librin e veprimtarit, Jakup Jahiri me titull « Dromca jete » (1980-1990), Prishtinë 2021)
Shkruan: Ismet Rashiti
Nuk është hera e parë që lexoj libra të këti kalibri, kur autorët për shkak modestisë nuk arrinë ta quajnë veprën e tyre me emrin e duhur. I tillë është libri i atdhetarit, Jakup Jahiri nga fshati Sodovinë e Jerlive të Vitisë. Në fakt ato që shkruhen autori në libër, nuk janë thjesht dromca apo thërrime, por një dramë e vërtetë jetësore e një intelektuali të pathyeshëm që krahas lirisë së popullit të vet, kërkon liri dhe drejtësi për të gjithë njerzit e botës. Mbase ky është shpirti i vërtetë i një liridashësi dhe humanisti si Jakup Jahiri, i cili për të vërtetën ishte në gjendje t’a sakrifikoi jetën e tij në moshën më të mirë.
Gjëja kryesore që e dallon këtë libër është mbrojta e drejtë e një kauze kombëtare në rrethana të vështira politike. Mohimi i lirisë për shqiptarët nga unitaristët serbomëdhenjë, nuk mund të mos vërehej dhe të kundërshohej me fakte historike, politike dhe shkencore nga një profesor fizike, i cili nuk mund të bëhej i verbër, as i shurdhër përballë së keqës dhe padrejtësisë që sa vinte e rritej. Ai nuk kënaqej me pozitën e tij personale, as me lluksin që i ofrohej që nga një profesor fizike të binte në pozitat e një shërbtori politik. Këtë nuk e lejonte as edukata e tij familjare, as përgaditja shkollore, por as karakteri i tij personal.
Profesor Jakup Jahiri sikur ishte gatuar të bënte rezistencë të arsyshme. Ai nuk pajtohej asnjëherë me ekstremet ngado që vinin sepse ishte i bindur se ato nuk sjellin paqë dhe të mira për askend. Autori nuk dëshironte të merrte pjesë në demonstrata e protesta që bëheshin gjatë atyre viteve për Republikën e Kosovës, por thjesht ishte bërë një avokat i denjë brenda institucioneve për çka edhe ishte diferencuar e përjashtuar nga të gjitha funksionet që kishte brenda shkollës së mesme « Boro e Ramizi » të Vitisë dhe më në fund edhe nga procesi edokativo-arsmimore, ku për vite të tëra kishte punuar me vullnet dhe pasion të madh.
Fushata e « izolimit » të itelektualëve atdhetarë, siç quhej me gjuhen e « butë » të politikës së egër serbe, në fakt ishte një tragjedi antike, ndërsa personazhet e kësaj tragjedie ishin patriotët dhe intelektualët e pafajshëm shqiptarë që dukeshin pa rrugdale dhe pa shpresë për jetë. Torturat e mëdha deri në alivanosje, ndarja nga familjet, vendosja në dhoma të vogla, mungesa e bukës, fyerjet, poshtërimet, ishin format e një politike brutale të një rexhimi anishqiptarë që i gjasonte robërve të luftës në kampet fashiste. Me gjithë këtë, autori i librit Jakup Jahiu, sikurse edhe robërit tjerë në kampet serbe, nuk u thyen asnjëherë. Ata qëndruan të fortë dhe bënë rezistencë me dijen e tyre, me të drejtën dhe faktet kokëforta. Të ndodhur para kësaj situate, me duarë e gjuhë të lidhur me pranga, Jakup Jahiri bënë përpjekje t’i gjente arsyet e marrjes pengë dhe të kërkonte llogari për këto sjellje antiligjore, madje edhe antinjerëzore.
Përmbrenda librit « Dromca jete », lexuesit gjenë një rrëfim të gjatë të autorit për jetën e tij të vëshirë, për shkollimin, gazetat, vizitën në Shqipëri qyshë në vitin 1980, sportin, vendimet e ndryshme dhe vendet e tij udhëheqëse të para dhe pas çlirimit të cilat janë një dëshmi e fortë se Jakup Jahiri ka qenë pjesëmarrës aktiv dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet kyqe që lidhen me fatet e shqiptarëve dhe të Kosovës në përgjithësi.
Stili i të shkruarit, rrëfimi plotë dramacietet përmbrenda, renditja e ngjarjeve sipas kohës dhe peshës që kishin, janë vlera të veqanta që e portretizojnë individualitetin e tij si njeri, si atdhetar, si intelektual që ecë vertikalisht, si personalitet me dinjitet dhe si atdhetar që merrë frymë me të drejtën, realitetin dhe popullin të cilit i takon. Autori e urrenë hipokrizinë dhe servilitetin. Din të frigohet ndaj të padrejtës dhe mund të qëndroi deri në vetflijim për të drejtën.