Dronë rusë mbi oborrin presidencial të Ukrainës gjatë vizitës së kryeministrit britanik

17 janar 2025 | 08:05

Dy dronë po fluturonin pranë oborrit presidencial ukrainas kur në vizitë shkoi kryeministri britanik, Keir Starmer. Ai u prit nga presidenti i Ukrainës, Voloymyr Zelensky, derisa në të njëjtën kohë dëgjoheshin alarmet ajrore që paralajmëronin sulme të mundshme nga ushtria ruse.

Skynews ka raportuar të enjten se njëri dron u rrëzua nga sistemet ajrore të mbrojtjes, derisa Zelensky tha se “edhe ne do t’i përshëndesim ata”.

Kryeministri britanik është shprehur se kërcënimi me dronë nga ana e Rusisë “është për ta kujtuar se me çka po përballet Ukrainë përditë”.

“Ne duhet të jemi plotësisht të qartë. Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që vjen nëpërmjet forcës”, ka thënë tutje ai.

Edhe presidenti ukrainas është shprehur pro arritjes së paqes, por që ajo të garantohet nga fuqitë perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një student protestues është dërguar dje në spitalin e Beogradit…