Dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

24 nëntor 2024 | 08:57

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe, kanë njoftuar Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të njohura si USAF.

Incidentet përfshinin “fluturake të vogla të paidentifikuara” që u panë gjatë nga 20 deri në 22 nëntor, mbi bazat e forcave ajrore britanik Feltwell në Norfolk dhe Lakenheath e Mildenhall, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse dronët konsideroheshin kërcënim sipas forcave ajrore amerikane që shfrytëzojnë bazat britanike.

Ata gjithashtu theksuan se kanë të drejtën të “mbrojnë” sistemet e instaluara, por nuk treguan nëse ndonjë mekanizëm mbrojtës është përdorur.

“Aktivitetet e dronëve janë monitoruar, dhe është përcaktuar se asnjë prej tyre nuk ka ndikuar tek banorët e bazës apo në infrastrukturën kritike”, u tha ndër tjera nga ushtria amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rojat kufitare të Ukrainës të njohur si Brigada Pomsta, ka…