Dronët do t’i zëvendësojnë rojet e plazhit
06 gusht 2018
| 11:45
Interesant, njëkohësisht edhe shumë efikas, është përdorimi i dronëve për shpëtimin e jetës së njerëzve kur ata gjenden në rrezik. Kjo është demonstruar në Australi së fundmi përmes një video se si përmes dronit mundësohet shpëtimi i dy personave nga valët e mëdha. Kjo formë testimi duket se nuk do të mbetet vetëm në Australi, pasi në nëntor të këtij viti edhe Italia do t’i prezantojë projektet e para në Sea Drone Tech Summit.