Dronët më të vegjël të ushtrisë amerikane
01 korrik 2018
| 13:45
“Black Hornet”, Grerëza e Zezë, janë dronët më të vegjël në botë që do të përdoren nga ushtria amerikane.
Droni peshon vetëm 32 gram, është i pajisur me kamera termike, që diktojnë nxehtësinë, dhe që mund të përdoret nga ushtarët pasi të jenë futur në zona ku nuk kanë mbulim satelitor.
“Black Hornet” arrin të fluturojë për dy kilometra, me 21 kilometra në orë, duke u dhënë ushtarëve informacion të plotë e në kohë reale për se sa armiq mund të ketë rrotull, brenda kësaj distance.
Dronët e krijuar nga kompania “Flir” janë testuar nga ushtria në vitet 2016-2017, dhe duket se kanë pasur sukses, pasi qeveria ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi për ta vazhduar projektin më tej.