Droni-satelit, mjeti fluturues më i madh në botë
09 janar 2020
| 11:25
Një avion gjigant, me tre bishta e me vetëm njërin krah sa një avion pasagjerësh, është më shumë si dron, por mund ta bëjë punën e satelitit.
Mjeti fluturues, që furnizohet me energji diellore, mund të qëndrojë në ajër për tre muaj rresht në mënyrë autonome.
Avioni i quajtur “Odise” po zhvillohet nga kompania Boeing dhe do të jetë një nga mjetet më të mëdha fluturuese të ndërtuara ndonjëherë, e që nuk do të komandohet nga njerëz në bord.