DRUAJ…

22 korrik 2022 | 12:24

Sabile Keçmezi-Basha

Druaj se një ditë dot më bien flokët
Të zeza futë si kujtimet që çaraveshen
E më qanë në prehër dita në të sosur

Dhe, ende frikohem se një ditë
Udhët do më bëhen tërkuzë
E nuk i zgjidhë as fati i pafat

Më ngjanë
Se me terr jemi mësuar
E kokalet e leximit nuk i kemi nevojë
Se të shkruajmë
Kaherë kemi harruar
Druaj se do na thahen gishtat
Për të të dërgua vetëm një haber

Druaj…
Se kur të vijë liria e përnjëmend
Hije-dritat do na përqeshin
Për kujtesën e peshkut në xhepat e arnuar
Që në tymnajë do shlyhen edhe betejat
Pa lënë shenj e nishan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nottingham Forest ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jesse Lingard nga…