“Dua Gjermaninë, Italinë dhe…”, Shakohoxha i jep ‘zjarr’ grupit të Shqipërisë për ‘Euro 2024’

02 dhjetor 2023 | 11:03

Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” sot, më 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Kombëtaret janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë, njofton FSHF.

Gjermania si ekipi pritës i Evropianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tri ekipe: Italia, Serbia dhe Zvicra.

Gazetari i mirënjohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka zbuluar kombëtaret që i do në grup, në një prononcim të shkurtër për ‘GazetaBlic Sport’, duke i dhënë ‘zjarr’ grupit.

“Dua Gjermaninë, Italinë dhe Slloveninë në grup”, ka deklaruar Shakohoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me…