Dua Lipa befason fansin 8-vjeçar; dëgjon i pari këngën e re
01 nëntor 2019
| 18:03
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka arritur të surprizojë së fundmi një fans të vogël.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në BBC Radio One, Dua zgjodhi që një djalë 8-vjeçar, i quajtur Sam, të dëgjonte për herë të parë këngën e saj më të re, me titull “Don’t Start Now”.
“Mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Më pëlqen shumë! Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”-tha Sam në transmetim të drejtëpërdrejtë radiofonik, duke iu referuar këngës së publikuar në janar të këtij viti.
Tejet e qeshur për komentin e sinqertë të djaloshit 8-vjeçar, Dua Lipa u shpreh se ndjehej vërtetë e lumtur që projekti i saj më i fundit muzikor u dëgjua pikërisht nga ai.