Dua Lipa bën gjestin e bukur për kauzën e fortë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, di gjithmonë se si të bëjë krenarë fansat e saj shqiptarë. Ajo në asnjë moment nuk harron origjinën e saj dhe herë pas here bën publikime në rrjetet sociale për vendin e saj.
Së fundmi, artisja me famë botërore i është bashkuar thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork, për të kërkuar drejtësi për ata që janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Kjo iniciativë kaq domethënëse është ndërmarrë nga deputetja, Vafsije Krasniqi Goodman, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj dhune.
Ndërkohë në postimin e saj në “Instastory”, Dua Lipa ka bërë apel për pjesëmarrje në nismën #RallyForHerJustice.
“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në Nju York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Dua në postimin që menjëherë është bërë virale.
Ndërkohë kujtojmë se artistja ngre zërin shpeshherë për kauzat që lidhen me prejardhjen e saj dhe nuk ngurron t’i tregojë gjithë botës se është shqiptare.