Dua Lipa çmend serbët, në “Brit Awards”
22 shkurt 2019
| 11:44
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po korr suksese të njëpasnjëshme. Mbrëmë, Dua është shpërblyer me çmim në “Brit Awards 2019”, bashkë me Calvin Harris.
Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.
Dua u ngjit në skenë për ta kënduar ‘live’ këtë këngë, pak para se të merrte çmimin, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori javën e kaluar.
Por ajo çfarë ka rënë në sy ishte fakti se këngëtarja shqiptare është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, verdhë e blu. Dua ka veshur një fustan blu, në të cilin shihen yje. Këtë veshje ajo e ka kombinuar me këpucët e verdha.