Dua Lipa debuton në Met Gala, kthen kokat e të gjithëve (Foto)
09 maj 2019
| 10:46
Dua Lipa ka debutuar në Met Gala. Kjo është hera e parë që këngëtarja 23-vjeçare e hitit “New Rules” është paraqitur në tapetin e kuq në këtë ngjarje që mbahet në Nju Jork.
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare shoqërohej nga i dashuri Isaac Crew.
Lipa kishte veshur një fustan të markës së njohur “Versace” që e kishte kombinuar me një çizme të Mei Kawajiri.