Dua Lipa dhe i dashuri, çifti i ri më atraktiv
18 dhjetor 2017
| 10:53
Dekadat e fundit gjithmonë ka pasur çifte të përsosura që dominonin botën e muzikës.
Vite më parë lajm bënte lidhja e Britney Spearsit dhe Justin Timberlaket ose romanca e Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Tashmë kemi një çift të ri që do t’i pushtojë ballinat e medieve rozë të botës, shkruan gazeta “Vogue”, ku kjo e fundit i ka zgjedhur edhe si çiftin e ri me stilin më të mirë.
Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe të dashurin Paul Klein, të cilët ka muaj që kanë filluar romancën.