Dua Lipa dhe i dashuri festojnë 365 ditë dashuri

17 qershor 2020 | 11:50

“Nuk ka asgjë më të ëmbël se 365 ditë afër teje”. Me këtë dedikim, të shoqëruar me një galeri fotosh që tregojnë etapa të ndryshme të historisë së tyre, Dua Lipa ka ndarë me fansat emocionet e vitit të parë të dashurisë me Anwar Hadid.

U njohën në Qershor të 2019, e zyrtarizuan në publik pak më vonë, por marrëdhënia e tyre u forcua edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë, pasi të dy qëndruan bashkë në Londër, detaje të cilat  Dua i ka ndarë me fansat e saj  në “Instagram”.

23-vjeçarja është këngëtarja e momentit, teksa Anwuar tre vjet më i vogël ka nisur karrierën si model, në gjurmët e motrave Gigi dhe Bella Hadid.

https://www.instagram.com/p/CBa1XnHBP5W/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohen dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së…