Dua Lipa dhe i dashuri i saj marrin vendimin e rëndësishëm
04 shtator 2019
| 11:00
Dua Lipa është në një lidhje me modeluesin Anwar Hadid prej disa muajsh. Çifti është raportuar se ka ndërmarrë një hap shumë të madh në marrëdhënien e tyre.
Mediet rozë kanë raportuar se këngëtarja dhe Anwar duan të zhvendosen në Nju Jork. Ata tashmë kanë marrë me qira një apartament dhe do të jetojnë së bashku. Gjatë kësaj kohe, Dua do të punojë për albumin e dytë dhe modeluesi do të qëndrojë pranë familjes së tij.
“Dua dhe Anwar po kalojnë gjithë kohën bashkë, kështu që vendosën të marrin me qira një banesë. Dua qëndron gjithmonë tek ai kur është në Los Anxhelos dhe Anwar qëndron tek ajo në Londër”, ka thënë një burim.
Apartamenti dyshohet se është afër vendit ku jetojnë motrat e modelueses Gigi dhe Bella Hadid.