Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e më të pasurve
01 nëntor 2019
| 11:18
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë hyrë në listën e më të pasurve në Britani. Lista e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30 vjeç u publikua nga revista “Heat”.
Dua Lipa mban vendin e 15-të me një pasuri me vlerë 11.8 milionë paund. Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me “Jaguar”, “Adidas”, “Pepe Jeans” dhe “YSL”.
Ndërkohë Rita Ora mban vendin e 13 me pasuri 17.8 milionë paund. Por, revista shkruan se të ardhurat e saj nuk kanë ardhur nga muzika, por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si “Adida” dhe “Cola Cola”.