Dua Lipa do të marrë pjesë në koncertin bamirës në Londër
15 nëntor 2018
| 16:28
Në Britani të Madhe do të mbahet koncerti për bamirësi, të cilën e organizon Shoqata “Streets of London”, ku paratë e mbledhura do të shkojnë për të pastrehët. Koncerti është planifikuar të mbahet në stadiumin legjendar të futbollit “Wembley” të kryeqytetit britanik.
Pjesëmarrëse në këtë koncert do të jetë edhe këngëtarja e famshme Dua Lipa bashkë me këngëtarë të tjerë të famshëm si Llie Goulding, Bastille, Mabel, Sigrid, Grace Carter, Jax Jones dhe Dermot Kennedy. “Streets of London” e organizon këtë koncert të madh çdo vit dhe pothuajse çdo sezon arrin të mbledhë rreth 400 mijë euro.