Dua Lipa do të vijë në Tiranë së shpejti megjithë shoqërinë e saj! Video mesazhi

06 shkurt 2022 | 18:25

Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje shqiptare që na ka bërë krenarë të gjithëve, shprehet me anë të një videomesazhi e lumtur që do të jetë pjesë e festës së madhe që do të organizohet në Tiranë, kryeqytetin Europian të Rinisë 2022.

Duke theksuar që është krenare për rrënjët e saj Dua thotë që kjo është mundësia e shqiptarëve për t’i treguar gjithë Europës potencialin dhe talentin e madh që kanë.

“Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time, jo vetëm për shkak të rrënjëve shqiptare, por edhe për shkak të energjisë pozitive. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi dhe dua që ta dijë e gjithë bota. Është një mundësi e shkëlqyer për t’i treguar gjithë Europës potencialin dhe talentin e shqiptarëve. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë”

Këngëtarja kosovare shprehet që do t’i bashkohet së shpejti festimeve së bashku me shoqërinë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka një aleat ku të mbështetet ndërkohë që tensionet…