Dua Lipa feston Shën Valentinin e parë me Anwar Hadidin, sjell imazhe romantike në krahët e të dashurit
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e festoi në mënyrë të veçantë sivjet të ashtuquajturën, ditën e të dashuruarve.
Ky është Shën Valentini i saj i parë me të dashurin e ri Anwar Hadid, me të cilin nisi lidhjen në qershor të vitit të kaluar.
Dua vendosi që të premten e 14 shkurtit të publikojë disa fotografim romantike, ku shihet më se e dashuruar në krahët e të dashurit.
Bëhet fjalë për disa nga momentet më të lumtura që dyshja kanë përjetuar së bashku gjatë gjithë këtyre muajve lidhje.
“Ju lutem prekni vetëm me sytë tuaj. Kjo është e imja. Gëzuar dashamirët e ditës së Shën Valentinit”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Lipa përndryshe po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Physical”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.
Ajo ka lajmëruar se më datë 3 prill do ta publikojë të plotë albumin e saj “Future Nostalgia”.