Dua Lipa fitoi 4.5 milionë euro për një vit
23 dhjetor 2022
| 18:38
Duke hequr dorë nga shërbimet e kompanisë së saj të menaxhimit në fillim të këtij viti, kantautorja Dua Lipa duket se nuk kishte arsye për t’u penduar për këtë.
Për llogaritë e sapo paraqitura shënohet se londinezja, shqiptare nga Kosova i ka shtuar pasurisë së saj edhe 4 milionë funte (4.5 milionë euro).
Kompania e saj Dua Lipa Limited tani ka 21.6 milionë funte (24.5 milionë euro) të grumbulluara – nga 17.5 milionë funte (19.8 milionë euro) një vit më parë, transmeton DailyMail.
Duke pasur parasysh se një kompani tjetër e saj ka asete prej 11.6 milionë funte (13.1 milionë euro), kjo sugjeron se menaxheri i saj i ri po performon në mënyrë të kënaqshme, dhe ai është babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.