Dua Lipa fluturon me aeroplan privat të Behgjet Pacollit

08 gusht 2018 | 16:49

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka ofruar një aeroplan privat këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipës që ta realizojë udhëtimin drejt Kosovës.

Se Dua Lipa është duke udhëtuar drejt Kosovës me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltar i kryediplomatit kosovar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murseli ka njoftuar se “Behgjet Pacolli është gjithmonë i gatshëm” të ofrojë në dispozicion aeroplanin privat të tij për artistët shqiptarë.

Në këtë mënyrë, Pacolli është përfshirë edhe një herë tjetër në udhëtimin e artistëve shqiptarë. Më parë, ai kishte ofruar aeroplanin e tij në dispozicion të këngëtares tjetër shqiptare, Rita Orës dhe ekipit të saj, të cilën udhëtuan në Kosovë në shkurt të këtij viti.

Koncerti “SunyHill Festival”,  organizohet nga kompania “SunnyHill”, në pronësi të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës.

“SunnyHill Festival” do të fillojë të premtën më 10 gusht dhe do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera: më 11 dhe 12 gusht. Përveç Dua Lipës, në festival do të performojnë edhe artistë të tjerë me renome ndërkombëtare si: shqiptaro-amerikani Action Bronson dhe DJ i njohur Martin Garrix.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bislimi Dekretimi i Gjergj Dedaj, zëvendësministër i MPJ-së, në…