Dua Lipa, gruaja e tretë shqiptare që zë kopertinën e prestigjiozes “Time”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shqiptarja e tretë që ka zënë kopertinën e revistës prestigjioze “Time”. Para Dua Lipës në kopertinën e kësaj reviste ishin paraqitur edhe Nobelisja “Nënë Tereza” dhe portreti i një gruaje refugjate nga Kosova në vitin 1999, në luftën e Kosovës.
Sot, “Time” publikoi listën e dytë të përvitshme me 100 njerëzit që “do t’i japin formë të ardhmes”.
Kështu i quajnë kryeredaktorët dhe drejtorët ekzekutivë të gjithë emrat e renditur në “Time100 Next”, ku mes tyre gjendet dhe ai i Dua Lipës.
Nga 6 kopertinat e këtij numri njëri prej tyre i përket këngëtares së famshme falë kontributit dhe talentit të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë në kaq pak kohë.
“Të gjithë të renditurit në këtë listë janë të destinuar të bëjnë histori. Në fakt, kanë bërë që tani.”- u shprehën kryeredaktorët e Time.
Në artikullin e shkruar nga Kylie Minogue për Dua Lipën thuhej:
“Ajo është një yll që shkëlqen në kozmosin e pop-it. Vetëm brenda 4 viteve ia doli të publikojë 2 albume muzikore. Sot, arritjet e saj janë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh faktin që është vetëm 25-vjeç. Eshtë e sjellshme, e zgjuar dhe unë si miliona njerëz të tjerë i kemi sytë drejt saj dhe presim gjithmonë e më shumë nga Dua Lipa.”Reporteti