Dua Lipa i surprizoi studentët amerikanë në ceremoninë e diplomimit

18 maj 2020 | 09:22

Dua Lipa ishte në mesin e yjeve të ‘A List’ duke ndihmuar studentët amerikanë të festonin diplomimin në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.


Ylli 24-vjeçar ishte pjesë e një kasti të famshëm të të gjithë yjeve që morën pjesë në ‘Të diplomohemi së Bashku’: Amerika Nderon Maturantët e 2020-ës të shtunën.

Koncerti që u mbajt për një orë u organizua për të ndihmuar studentët amerikanë të nderojnë diplomimin e tyre pasi festimet në të gjithë Amerikën u anuluan për shkak të shpërthimit të virusit Covid-19.

E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe dhe xhinse të bardha me bel të lartë, Dua këndoi ‘Break My Heart’, ndërsa video të studentëve që kërcenin përfshiheshin në shfaqje.


Edhe Barack Obama u dha studentëve një fjalim frymëzues si pjesë e koncertit.


Jonas Brothers performuan single-in e tyre të ri ‘X’, ndërsa aktorja Zendaya u dha disa këshilla për të ardhmen.


Artistja fituese e Grammy, Alicia Keys gjithashtu u paraqit në shfaqje për të kënduar baladën e saj ‘Underdog’.


Ndërsa ylli i ‘Pitch Perfect’, Ben Platt dhe vëllezërit e tij Henry dhe Jonah, performuan ‘Friends Forever’ nga Vitamin C dhe ‘Forever Young’ nga Bob Dylan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rezervës Federale thotë se ekonomia amerikane mund të…