Dua Lipa: Ironike, por muzika iu bën keq këngëtarëve
Dua Lipa ka thënë se muzika iu bënë mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve. Teksa ka folur për revistën “Billboard”, Dua ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, ka thënë 24-vjeçarja.
Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që, sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.
Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73 për qind e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.