Dua Lipa: Jam me fat që kam mundësi të bëj diçka për vendin tim

08 gusht 2018 | 21:55

Me një shqipe të rrjedhshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka folur në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me babain e saj, këngëtarin dhe organizatorin e këtij festivali, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa po qëndron në Prishtinë për koncertin e datës 10,11 dhe 12 gusht, në kuadër të Sunny Hill Festival.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka thënë se ndjehet shumë mirë që gjendet në Prishtinë, përderisa kujtoi edhe nga buron frymëzimi për nisjen e këtij festivali.

“Po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte, edhe që po e bëjmë një festival që po mendoj që për nja dy vjet kemi fol për këtë sen, me bo diçka interesant, diçka ndryshe në Prishtinë, pasi që e kemi bë koncertin para dy verave, edhe mendoj që u kon bajagi e suksesshme, edhe jemi knaq shumë edhe kemi kaluar shumë mirë edhe shumë njerëz kanë ardhë, po mendoj qajo e zhvilloi idenë për me ardh me bo diçka pak ma të madhe, me ftu artista të tjerë edhe internacional edhe vendas”, ka thënë Dua Lipa.

E pyetur nga gazetarët për projektet e saj, Dua tha se ka qëllim që të mos ndalet, duke qenë vazhdimisht aktive.

“Po patjetër, mendoj se pas çdo gjëje ka diçka tjetër që donë me e arrit, gjithnjë ka diçka për të cilën dëshiron të vazhdosh, pra të gjitha gjërat e vogla e bëjnë një gjë të madhe. Mendoj se ky është vetëm fillimi i karrierës dhe jam shumë me fat dhe për mundësinë e kësaj të bëjë diçka për të cilën vendi im është krenar”, ka treguar më tej këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Si njëra ndër shqiptaret e famshme nëpër botë, Dua nuk harroi të përmendë edhe emrat e tjerë që i japin famë hartës së shtetit tonë.

Ajo ceki se të huajt ndjehen të befasuar kur kuptojnë se ajo është nga Kosova, pasi me një emër të tillë, nuk janë familjarizuar edhe aq shumë, ndonëse emrat e njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare nuk mungojnë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, po…