Dua Lipa jep këshilla të sinqerta për s*ksin
Në podcastin e Dua Lipës ‘At Your Service’ , këngëtarja së fundmi zbuloi disa detaje intime të jetës së saj personale, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit.
Ylli 28-vjeçar i popit tregoi se një nga aspektet më të rëndësishme të jetës seksuale të një çifti është ndershmëria dhe inkurajoi dëgjuesit që të normalizojnë bisedat e hapura për nevojat e tyre.
Sipas saj është “e çuditshme” të heshtësh për nevojat e tua seksuale në një marrëdhënie, duke shtuar: “Të mos flasësh për seks me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua”.
Ylli vazhdoi: “Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të mund të shpëtojmë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”.
Dua Lipa Offers Candid Advice On Sex and Importance of ‘Normalizing’ Talk About It https://t.co/5pCS6TJLHl
— ELLE Magazine (US) (@ELLEmagazine) September 4, 2023
Dua Lipa aktualisht është në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras dhe gjërat duket se po shkojnë shumë mirë. Gavras ka takuar prindërit e saj dhe së fundmi ka udhëtuar me këngëtaren dhe familjen e saj në Ibiza për të festuar ditëlindjen e saj dhe gjatë verës kanë vizituar edhe Greqinë./ CNA