
Dua Lipa ka probleme me shëndetin, anulon një koncert
28 qershor 2018
| 10:53
Këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe me famë botërore, Dua Lipa, është sëmurë. Asaj i është dashur ta anulojë koncertin e paraparë të mbahet në Denver.
Dua ka treguar se po vuan nga një infeksion në vesh, prandaj s’ka mundur ta mbajë koncertin.
Këngëtarja ka bërë një postim në llogarinë e vet në “Twitter” me anë të të cilit u kërkuar falje të gjithëve dhe ka treguar se po punon për riorganizimin e koncertit për një datë tjetër.