
Dua Lipa, këngëtarja më e pëlqyer
15 shkurt 2018
| 11:01
Vazhdon të ngjitet me shpejtësi në shkallët e karrierës këngëtarja shqiptare.
Bëhet fjalë për Dua Lipën e cila me këngën “New Rules” ka arritur një miliard klikime. Ka qene vetë Dua e cila e ka bërë me dije këtë fakt në rrjetin social “Instagram”, me ç’rast ka publikuar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël.
Krah fotos këngëtarja shqiptare shkruan: “Kapa telefonin dhe zbulova se jam artistja më e re femër që merr 1 miliard klikime në një video muzikore”.